Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për 7 vjedhje në shkurt dhe mars

Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për 7 vjedhje në shkurt dhe mars

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan TV Arbëria.

Kjo pasi i njëjti dyshohet për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.

“Dje rreth orës 14:00, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit; C, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe mars të këtij viti. Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes”, thuhet në njoftim.