Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet 20-vjeçari që ishte dënuar me 8 muaj burg, po kërkohej nga Policia e Gjilanit

Arrestohet 20-vjeçari që ishte dënuar me 8 muaj burg, po kërkohej nga Policia e Gjilanit

Policia e Gjilanit sot ka arrestuar një të dyshuar, i cili po kërkohej me urdhëresë gjyqësore.

K.R., 20 vjeçar, ishte dënuar me burgim prej 8 muajsh për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave” thuhet në njoftim.