Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet 19-vjeçari në Tiranë, sulmoi dhe mori peng pronarin e kioskës

Arrestohet 19-vjeçari në Tiranë, sulmoi dhe mori peng pronarin e kioskës

Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Hajri Pulaken, të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në muajin maj.

Pulaka së bashku me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar më herët, sulmuan dhe morën peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur në sheshin “Skënderbej”, raporton abcnews.al.

Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash. Dhuna ndaj kamariarit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte.