Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohen tre zyrtarë të komunës së Prishtinës të dyshuar për ryshfet, njëri u kap në flagrancë

Arrestohen tre zyrtarë të komunës së Prishtinës të dyshuar për ryshfet, njëri u kap në flagrancë

Tre zyrtarë të komunës së Prishtinës janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Gashi shtoi se njëri prej të dyshuarve është kapur në flagrancë.

“Janë shoqëruar në stacion policor tre persona për marrje ryshfeti, njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, tha ai.