Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Arrestohen tre persona në Podujevë, njëri nga ta plagoset me sëpatë e tjetri me armë zjarri

Arrestohen tre persona në Podujevë, njëri nga ta plagoset me sëpatë e tjetri me armë zjarri

Policia ka arrestuar tre persona në Dumnicë të Poshtme të Podujevës mbrëmë.

Ata dyshohet se janë përfshirë në një rrahje ku është përdorur edhe arma e zjarrit e sëpata.

Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe tjetri nga sëpata. Një tjetër i dyshuar sipas policisë është në arrati.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: dy vetura-njëra e dëmtuar, një sëpatë, dy sprej një shkop metali dhe tre zinxhirë dore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në njoftimin e Policisë.