Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen tre persona në Malishevë, sulmuan një person dhe nënën e tij

Arrestohen tre persona në Malishevë, sulmuan një person dhe nënën e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person dhe nënën e tij.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:00 në Malishevë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe nënën e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.