Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arrestohen në Prishtinë dy të dyshuar për fajde dhe katër vepra të tjera penale

Arrestohen në Prishtinë dy të dyshuar për fajde dhe katër vepra të tjera penale

Policia në Prishtinë ka arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim”.

Po ashtu policia ka realizuar kontrolle në katër lokacione, me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.”, thuhet në një njoftim.