Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, mbrëmë kanë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë kryer së paku 10 vepra të vjedhjes, të cilat janë bërë nën kërcënimin e armëve.
Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti ka treguar se personat e arrestuar dyshohet se janë përfshirë në rastet e grabitjeve që kanë ndodhur në pompa derivatesh e markete në Prishtinë.
Personat e arrestuar janë F.M., 34 vjeç, A.S., 34 vjeç, F.M., 32 vjeç, dhe Xh.S., 41 vjeç, të cilët janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, duke tentuar të largohen nga Kosova.
Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
/TV Arbëria