Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arrestohen katër persona në Korishë për gjueti të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen katër persona në Korishë për gjueti të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona të dyshuar për “gjueti të paligjshme” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe municionit” në fshatin Korishë të Prizrenit.

Sipas Policisë, dy nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa dy të tjerë janë shtetas të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar tri pushkë gjuetie dhe 24 fishekë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policor.