Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohen katër “pelegrinë” serbë në Gjakovë

Arrestohen katër “pelegrinë” serbë në Gjakovë

Katër shtetas serbë janë arrestuar të shtunën në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

Derisa theksohet se në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

“Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.