Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen katër burra në Besi, prenë dru në pyll të huaj

Arrestohen katër burra në Besi, prenë dru në pyll të huaj

Janë arrestuar katër burra në Besi, pasi dyshohet se kanë prerë dru në pyllin e një personi tjetër.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Besi, Prishtinë 29.04.2024 – 07:30. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se kishin prerë dru në pyllin e ankuesit mashkull kosovar. Nga të dyshuarit është sekuestruar një furgon dhe një mot-sharrë. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /GazetaBlic/