Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohen gjashtë persona për tentim vrasjen në Pejë

Arrestohen gjashtë persona për tentim vrasjen në Pejë

Gjashtë persona janë arrestuar për një rast të tentim vrasjes në Pejë.

Më datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, policia është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje ku janё gjetur dhe sekuestruar: tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё fishek i gjallё dhe njё kokё plumbi.

Lidhur me rastin ёshtё intervistuar viktima dhe njё i dyshuar ditën e incidentit, ku nga i dyshuari ёshtё sekuestruar njё pistoletё 6mm.

Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё bashkёpunim me Prokurorin e Shtetit, pas njё pune intensive kanё arritur tё identifikojnë dhe arrstojnё gjashtё persona tё dyshuar lidhur me kёtё rast, nga tё dyshuarit janё sekuestruar: njё armë (me mulli) dhe njё pistoletё (lodёr ne formё shkrepse), ndёrsa njё i dyshuar ende ёshtё nё arrati.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, katёr nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa dy nga ta janё liruar nё procedurё te rregullt.