Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohen dy vajza, sulmuan fizikisht tri të tjera në diskotekë dhe më pas me veturë goditen edhe policen

Arrestohen dy vajza, sulmuan fizikisht tri të tjera në diskotekë dhe më pas me veturë goditen edhe policen

Dy vajza janë arrestuar dje pasi kishin sulmuar fizikisht tri të tjera në një diskotekë në Prishtinë.

Dy të dyshuarat derisa kishin tentuar t’i shmangen arrestimit kanë goditur me veturë edhe zyrtaren policore.

Njëra prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra, e mitur, është liruar.

“Prishtinë 11.04.2025 – 03:09. Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”.