Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen dy të dyshuar nga policia, pasi iu gjendet drogë në sasi të konsiderueshme në veturë

Arrestohen dy të dyshuar nga policia, pasi iu gjendet drogë në sasi të konsiderueshme në veturë

Substancë narkotike e llojit marihuanë, e paketuar në 23 qese plasmani në peshë prej 29.6 gram është gjetur nga Policia e Kosovës në një veturë në Kamenicë.

Sipas raportit 24-orësh të këtij institucioni me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit fizik të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e paketuar në 23 qese plasmani në peshë prej 29.6 gram”, njofton policia përmes raportit.