Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohen dy shtetas të Turqisë në aeroport, kishin pasaporta false

Arrestohen dy shtetas të Turqisë në aeroport, kishin pasaporta false

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy shtetasë të Turqisë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi kishin prezantuar pasaporta franceze false.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dokumentet janë sekuestruar.

Ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.