Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë për falsifikim të parasë

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ka  njoftuar se ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në Pikën Kufitare në Vërmicë, pasi u kapën me para të falsifikuara.

Sipas njoftimit, të dyshuarit ishin furnizuar me derivate në një pikë karburanti dhe kishin paguar me 50 euro në kartëmonedha nga 10 euro, prej të cilave katër rezultuan të falsifikuara. Informacionet e shpejta të siguruara nga Njësia për Mbështetje të Trafikut Rrugor ndihmuan në lokalizimin dhe arrestimin e tyre.