Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Sektori Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Operacioni policor është zhvilluar në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më 23.05.2026 në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë.

Personat e arrestuar janë:

“Gj.K., mashkull, 35 vjeç;

D.B., mashkull, 21 vjeç”, njofton policia.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.