Policia ka realizuar mbrëmë një kontrollë në një veturë në Vushtrri. ku ishin të ndodhur dy persona.
Aty Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike dhe një elektroshok, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.
“Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar, ndërsa me urdhër te prokurorit janë liruar ne procedurë te rregullt, ndaj tyre janë iniciuar rastet “ Armëmbajtje pa leje respektivisht “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.”, thuhet në njoftimin e PK-së.