Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen dy persona në veri, vodhën katër çanta krahu nga gra serbe

Arrestohen dy persona në veri, vodhën katër çanta krahu nga gra serbe

Policia ka bërë të ditur se brenda 10 ditësh janë vjedhur çantat e krahut të katër femrave serbe në raste të ndara.

Sipas tyre të njëjtat kanë qenë duke ecur rrugës derisa janë plaçkitur, ndërsa dy të dyshuarit për rastin janë arrestuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani tha se të arrestuarit për rastet e vjedhjes kanë qenë bashkëpunues dhe kanë pranuar fajësinë, ku edhe janë gjetur 3 çantat bashkë me dokumente.

“Rasti i parë ka ndodhë me datën 11.01.2024 rreth orës 18:30 në rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktime ka qenë një femër e nacionalitetit serb, të cilës i eshte vjedhur çanta në të cilën ka qenë 50 euro, 4000 dinarë si dhe dokumentet personale të Shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.

“Rasti i dytë ka ndodhur me datën 13.01.2024 rreth ore 20:20 në rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktimë ka qenë një femër e re serbe të cilës i është vjedhur çanta e krahut derisa ka qenë duke ecur rrugës e vetme. Më ketë rast të njëjtës i janë vjedhur dokumentet zyrtare”.

“Rasti i tretë ka ndodhur me datën 20.01.2024 rreth orës 22:25 në rrugën “Kral Petar” në Mitrovicen Veriore ku viktimë ka qenë një femër serbe të cilës i është vjedhur çanta e krahut ku në të ka pas një telefon, një pjesë të vogël të parave, si dhe dokumentet e Kosovës dhe Serbisë”..

“Rasti i fundit ka ndodhur me datën 22.01.2024 rreth orës 18:00 në rrugën ,,Knjaz Millosh” ku përsëri viktime ka qenë një femër serbe e moshës se re, të cilës i eshte vjedhur çanta nga krahu dhe në çantë ka pas dokumentet personale të Kosovës dhe Serbisë”.

Ndryshe, policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë Njazi (Hajrullah) Salihu 21.02.1998 dhe Senad (Qun) Hajdini 17.03.1992.

Në konsulltim me Prokurorin e shtetit të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress