Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Besianë (Podujevë), të dyshuar për dhunim dhe sulm seksual ndaj dy vajzave.
Rasti ka ndodhur më 6 tetor.
“Më 07.10.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj nga Kosova nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e lartë cekura ndaj dy viktimave femra nga Kosova. Njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
/TV Arbëria