Janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kishin vjedhur disa materiale ndërtimore.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në fshatin Plementin, Obiliq.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj nga Kosova pasi të njëjtit kishin vjedhur disa materiale ndërtimore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
/TV Arbëria