Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen dy persona në Lipjan për posedim të substancave narkotike

Arrestohen dy persona në Lipjan për posedim të substancave narkotike

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, njëri prej të cilëve është i mitur, pasi gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Policia bën të ditur se u janë konfiskuar edhe 235 euro para të gatshme, një mulli, një peshore dhe dy telefona mobil.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj nga Kosova, (njëri i mitur), pasi që gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 18 paketime të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë, 235€ para të gatshme, një mulli, një peshore dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

/TV Arbëria