Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen dy persona në Istog, mashtruan një person duke ia shitur lokalin i cili ishte në pronësi të Komunës

Arrestohen dy persona në Istog, mashtruan një person duke ia shitur lokalin i cili ishte në pronësi të Komunës

Dy persona janë arrestuar në Istog, pasi dyshohet se ia kanë shitur një personi tjetër një lokal që është pronë e Komunës, shkruan Arbëria TV.

Rastin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se tashmë është bërë edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, potencoi Nikçqi.

Të dyshuarit janë F.K. dhe B.M. dhe ngarkohen me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Powered by WordPress