Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohen dy kosovarë, po bartnin migrantë indianë drejt Shqipërisë

Arrestohen dy kosovarë, po bartnin migrantë indianë drejt Shqipërisë

Në magjistralen Gjilan-Ferizaj, policia dje ka ndaluar dy vetura me targa vendore. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturat e tyre kishin nga 4 pasagjerë/migrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim të Shqiprisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të BE-së.

Lidhur me rastin, është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët, si dhe janë hasur edhe 6 persona/migrantë tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të PK-së, me ç’rast migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në stacion policor.