Policia ka bërë të ditur se ka zhvilluar një operacion të gjerë në Prishtinë kundër veprimtarisë së skemave piramidale dhe lojërave të fatit.
Gjatë këtij operacioni, policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar 91 lokale.
“15 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe inspektoratet komunal për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Ndërsa janë inicuar 25 raste penale që kanë të bëjnë me organizimin e lojërave të fatit.
“Janë arrestuar 34 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme”, thuhet tutje.
Po ashtu, policia ka sekuestruar armë, lojëra të fatit e mbi 5 mijë euro kesh.
“18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive”, njoftohet tutje.