Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Arrestohen 2 persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, njëri i dënuar me 22 vite burgim

Arrestohen 2 persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, njëri i dënuar me 22 vite burgim

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, në dy raste të ndara ka arritur të arrestoj dy persona të kërkuar me urdhër arreste ndërkombëtare.

Në rastin e parë, policia njofton se “sot si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të njësisë FAST dhe Stacionit Policor VITI, rreth orës 09:30 është ndaluar shtetasi Turk M.K., (viti i lindjes 1960) pasi që i njëjti rezultonte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet e Turqisë, për veprën penale Trafikim me Narkotik, i dënuar në Turqi me 22 vite e 6 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Gjilan, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në rastin e dytë “sot rreth orës 14:30, njësiti FAST, pas një pune operativo-hetimore me asistimin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetasit Turk I.K., (viti i lindjes 1983), i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë po ashtu të lëshuar nga autoritet e Turqisë , për veprën penale Grabitje , i dënuar nga po ky shtet me 10 muaj burgim”, njofton policia..

Me urdhër të Prokurorit kompetent të Prokurorisë themelore në Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pas përfundimit të procedurave ligjore ku janë të përcaktuara edhe afatet kohore, personat në fjalë pritet të ekstradohen në Republikën e Turqisë, thekson policia në njoftimin e saj.

 

Themes by WordPress