Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohen 13 persona në Pejë me urdhër të gjykatave

Arrestohen 13 persona në Pejë me urdhër të gjykatave

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, ka arrestuar 13 persona të kërkuar me urdhëresë të Gjykatave gjatë muajit janar.

Sipas njoftimit zyrtar, nga data 1 deri më 31 janar 2025, Stacioni Policor në Pejë ka ekzekutuar këto urdhëresa, duke vënë në pranga personat e dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Nga të arrestuarit, shtatë (7) janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa gjashtë (6) të tjerë janë paraqitur në seanca gjyqësore, ku pas pagesës së dënimit (gjobës) janë liruar.

Policia e Pejës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga Gjykatat kompetente, duke theksuar angazhimin e saj në zbatimin e ligjit dhe rritjen e sigurisë publike.