Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestimi, Haga e lirimi – Hysni Gucati rrëfehet në T7: Do të jem korrekt

Arrestimi, Haga e lirimi – Hysni Gucati rrëfehet në T7: Do të jem korrekt

Hysni Gucati, ish-kryetar i OVL-UÇK-së, i ftuar në FRONTAL në T7, është duke bërë rrëfimin e tij, për arrestimin, procesin në Hagë e lirimin e tij, shkruan Gazeta Express.

Gucati, ka kujtuar që ai ka pasur informacione edhe para arrestimit të tij, që mund të arrestohet.

Informacionet e tija kanë qenë se arrestimet do të bëhen brenda muajit shtator të atij viti.

Po ashtu, ai ka potencuar se nuk e ka menduar asnjëherë që t’i ikë drejtësisë, e të largohet nga vendi dhe qytetarët e tij.

‘‘Kam pasur informacione që do të arrestohem. E kam ditë jo bash me datë, por e kamë ditë që brenda shtatorit do të arrestohem. I kam treguar vetëm djalit të madh dhe bashkëshortes. Kam marrë informacion, nuk e kam pas ndërmend me ikë. S’kam dashtë të iki prej vendit tim dhe qytetarëve të Kosovë’’, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka kujtuar se arrestimin e tij e kishte bërë njësia speciale e EULEX-it.

Pos kësaj, Gucati ka theksuar edhe se, të njëjtit kishin treguar kujdes ndaj tij, duke thënë se ata, policët pra, ishin në dijeni se Gucati ishte plagosur.

‘‘Kanë qenë të EULEX-it, kanë ardh njësia speciale. Ma kanë pru fletarrestin. Kanë fillu disa bastisje në zyrën time, me kanë kontrollu edhe mu. E kanë ditë që jam i plagosur, ma rujshin kamën, do të jem korrekt’’, ka shtuar ai.

Tutje, Gucati ka thënë se kjo njësi që kishte bërë arrestimin e tij, kishte tentuar që të ‘’luajnë një lojë’’ ndaj Gucatit, në mënyrë që ky ta thërras brenda Nasim Haradinajn.

‘‘Në zyrën time, kanë mëndu se mos po gjejnë materiale, cd e dokumentacion, kanë mëndu se mos kemi fsheh diçka ne aty, unë ju kam tregu që këtu s’kemi asgjë. Kam pa që kanë marrë materiale me paketa, shtëpizën e kompjuterit. Ata janë munduar të luajnë një lojë me mua të më qesin në lajthitje që unë ta thirri e ta shti mbrenda Nasimin, e ta kapin edhe atë. Avokatin se kanë lanë me hi brenda. Insistimi jem ka qenë të mos e nënshkruaj fletarrestin’’, ka deklaruar ai.

Gucati ka folur edhe për mundësinë që OVL-UÇK ka mundur edhe të përgjohet.

‘‘Gjithmonë kemi dyshu. Një makinë, një javë përpara, aty kanë qendru dy vetë gjithmonë. Në momentin që i kemi diktu na, ata kanë lëvizë prej atij vendi. Kështu që kanë mujt me na përgju’’, ka shtuar ai mes tjerash .

Themes by WordPress