Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestimet e shqiptarëve në Serbi, KMDLNj: Institucionet tona të vetmin veprim qarjen dhe vajtimin para ambasadave

Arrestimet e shqiptarëve në Serbi, KMDLNj: Institucionet tona të vetmin veprim qarjen dhe vajtimin para ambasadave

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut pas arrestimit edhe të dy shtetatasve kosovar në Serbi mbi pretendime për “krime lufte” ka reaguar duke kritikuar institucionet shtetërore se veprimet e tyre janë të natyrës “vajtuese” para ambasadave të shteteve të huaja.

“Kjo bëhet sidomos në kohën e pushimeve verore kur shumë bashkatdhetarë udhëtojnë nëpër Serbi , si rrugë më e shkurtër për Kosovë. Mungesa e bashkëpunimit dhe këmbimi i informatave midis Serbisë dhe Kosovës krijon hapësirë që arrestimet të bëhen në mënyrë arbitrare duke u keqpërdorur për qëllime propagandistike dhe përfitime politike.”

“Tash, Serbia është në gjendje ta arrestojë çdo shqiptar që është në territorin e Serbisë edhe në rast se nuk ka asnjë lidhje me luftën e fundit. Institucionet e Kosovës përkatësisht Ministria për Punë të Jashtme të vetmin veprim që e bënë është të qajë dhe vajtojë para zyrave të EULEX – it dhe ambasadave të huaja”, thanë ata.