Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Arrest shtëpiak” për mësuesin nga Kaçaniku, akuzohej nga një vajzë për sulm seksual

“Arrest shtëpiak” për mësuesin nga Kaçaniku, akuzohej nga një vajzë për sulm seksual

Organet e drejtësisë në Ferizaj kanë marrë vendim ndaj mësuesit nga Dubrava e Kaçanikut që akuzohet për ngacmim seksual.

Ndaj mësuesit Ruzhdi Xhini është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Kujtojmë se viktima ishte një 16-vjeçare, e cila e denoncoi mësuesin e saj.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka thënë se nuk ka pasur qëllim seksual ndaj nxënëses, por gjoja se e ka puthur dhe prekur në “aspektin familjar”.

Konfirmohet se rasti dyshohet se ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, ku vajza kishte shkuar për disa prova, pasi i dyshuari është mësimdhënës i muzikës. /Indeksonline/