Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur sot në takim drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.
Gjatë këtij takimi, drejtori Hoxha ka falënderuar drejtorin Dibrani për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes dy institucioneve, ku është theksuar edhe thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndër institucional.
“Me qëllim të ofrimit të mbështetjes dhe ngritjes së nivelit profesional në fusha të ndryshme mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjatë këtij takimi u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit mes dy institucioneve”, thuhet në njoftim.
Ky takim i dyshes erdhi pasi dy muajt e fundit pati një numër të rritur të arratisjeve nga burgjet.
Kjo dukuri është parë si mjaftë shqetësuese në vendin tonë.