Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me arratisjet e fundit nga këto institucione.
Mbrëmë është arratisur Ujkan Metaj, i dënuar me 11 vjet burgim. Para një jave është arratisur edhe Faton Hajrizi.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur. Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja”, thuhet në njoftim.
Në arrati ndodhen edhe Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës dhe Marko Roshiq, i dënuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Atyre u ishte zëvendësuar masa e sigurisë nga mbrojtja në liri në paraburgim por nuk kanë arritur të kapen nga organet e sigurisë.