Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Aroma e rozmarinës e përmirëson memorien

Aroma e rozmarinës e përmirëson memorien

Shkencëtarët pohojnë se aroma e rozmarinës mund t’u ndihmojë pacientëve, që t’i marrin ilaçet me kohë ose harrestarëve, që me kohë të dërgojnë urimet për ditëlindje.

Në një seri eksperimentesh është zbuluar se si njerëzit që kanë nuhatur vajin eterik të rozmarinës kanë për deri në 75 për qind shanse më shumë të mbajnë mend diçka, në krahasim me njerëzit, që nuk kanë nuhatur aromën e atij vaji.
Përveç kësaj, vaji rrit dhe përmirëson memorien afatgjatë.

Ekipi i psikologëve nga Universiteti Northumbira në Newcastle (Britani) ka testuar efektin e vajit eterik të rozmarinës në njerëz. Dr. Marc Moss, një prej autorëve të studimit, ka pohuar se si dobia e kësaj arome tani është dëshmuar edhe shkencërisht.

“Studimin tonë e kemi bazuar në studimet e mëparshme për efektin e rozmarinës në memorien afatgjatë dhe në aritmetikën mendore, ndërsa jemi përqendruar në mbajtjen mend të ngjarjeve, të cilat priteshin të ndodhnin dhe disa detyra të caktuara”.

Sipas Dr. Mark Moss, i cili kishte prezantuar gjetjet në konferencën e “British Psychology Society”, kishte theksuar se rozmarina dhe ndikimi i saj në kujtesë është krejt real. Kjo jep mundësinë që njerëzit të funksionojnë mirë për çdo ditë.

Gjethet e rozmarinës kanë një aromë të mprehtë me një flagrancë të lehtë të drurit.

Aroma e rozmarinës e përmirëson perceptimin mendor dhe memorien, e gjithashtu besohet se e rritë vetëbesimin.

Një nga vetitë unike shëruese të saj është mbrojtja nga ankthet. Kjo edhe është arsyeja pse gjatë kohërave të lashta është vendosur nën jastëk.

Ndërsa, nëse jeni adhurues i Shekspirit, me siguri e dini kur ka thënë që rozmarina e përmirëson kujtesën.

/TV Arbëria

Powered by WordPress