Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të nënshkruajnë një traktat të paqes

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të nënshkruajnë një traktat të paqes

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord mbi parimet bazë për një traktat paqeje.

Kështu tha sot kryeministri armen, Nikol Pashinyan, megjithëse palët flasim gjuhë të ndryshme diplomatike.

Lideri armen tha se kishte pasur disa përparime në bisedimet për një traktat paqeje edhe pse ai u citua të thoshte se të dy vendet ende shpesh përpiqeshin të bien dakord për disa gjëra, raporton reuters.

“Ne kemi lajme të mira dhe të këqija për procesin e paqes Armeni-Azerbajxhan”, pohoi Pashinyan në Jerevan dhe shtoi se “është mirë që parimet bazë të paqes me Azerbajxhanin janë rënë dakord. Kjo ndodhi me ndërmjetësimin e kreut të Këshillit Evropian, Charles Michel si rezultat i takimeve të mia me presidentin e Azerbajxhanit në Bruksel”.

“Lajmi i keq dhe më i rëndësishëm është se ne ende flasim gjuhë të ndryshme diplomatike dhe shumë shpesh nuk e kuptojmë njëri-tjetrin”, tha Pashinyan.

Kujtojmë se të dyja vendet kanë qenë në hasmëri për dekada, veçanërisht për rajonin separatist të Azerbajxhanit të Nagorno-Karabakut.

Në fakt, forcat azere e rimorën kontrollin mbi këtë territor në muajin shtator të këtij vitit, por shkaktuan një eksod masiv të armenëve etnikë.

/Arbëria TV

Powered by WordPress