Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Arkiva e Kosovës hap ekspozitën “Kosova pas Luftës së dytë Botërore në dokumente arkivore”

Arkiva e Kosovës hap ekspozitën “Kosova pas Luftës së dytë Botërore në dokumente arkivore”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka hapur ekspozitën “Kosova pas  Luftës së dytë Botërore në dokumente arkivore”.

Aty u tha se ekspozita i ka 15 fotografi, si simbolikë e 15-vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo përmban dokumente, fotografi, shkrime, gazeta të kohës prej ngjarjeve, aktivitetve të ndryshme që paraqesin rrugëtimin historik të Kosovës deri te shpallja e pavarësisë.

/TV Arbëria