Ankesat e banorëve në kryeqytet që në disa zona po ka mungesë të ujit, sikur në rrugën “Isa Kastrati” dhe “Sokol Sopi” në kryeqytet, iu ka dhënë përgjigje, zëdhënësja e Ujësjellësit Prishtina, Arjeta Mjeku.
“Vjedhja më e rëndë e ujit, apo keqpërdorimet e ujit janë në lidhjet ilegale të sistemit të ujit”, tha mes tjerash Mjeku, duke kërkuar që qytetarët t’i kryejnë edhe obligimet dhe pagesat që i kanë ndaj Ujësjellësit.