Arjanit Kabashi ka reaguar pas largimit të mbeturinave nga disa lagje të Fushë Kosovës, duke thënë se ndërhyrja e komunës dhe kompanisë erdhi pas reagimeve të tij publike.
Kabashi ka ngritur shqetësimin se pse u deshën rreth një muaj e gjysmë dhe disa reagime që të kryhej një shërbim për të cilin, sipas tij, qytetarët paguajnë rregullisht.
Ai ka ironizuar edhe me gjendjen e krijuar, duke shkruar: “Tani për tani po ia heq mbiemrin ‘bërllogu’ kryetarit aktual, po ia lë vetëm ‘mbeturina’!”
Në fund, Kabashi ka shprehur shpresën që një situatë e tillë të mos përsëritet, duke paralajmëruar: “Veç mos na detyroni me ia rikthyer prap!”