Boksieri kosovar Arjan Shala ka bërë të ditur se më 1 gusht do të rikthehet në ring, ku do të zhvillojë meçin e tij të radhës në Pejë.
Përmes një njoftimi, Shala ka bërë të ditur se pas javësh të tëra stërvitjesh intensive, sakrifice dhe përkushtimi, ndihet plotësisht i përgatitur për sfidën që e pret.
Ai ka falënderuar familjen, trajnerët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë përgatitjeve, duke theksuar se përkrahja e tyre i ka dhënë forcë për të vazhduar.
Shala u ka bërë thirrje edhe tifozëve që të jenë të pranishëm në Pejë më 1 gusht, për ta mbështetur në këtë duel, duke theksuar se në ring do të hyjë me një synim të vetëm – fitoren. 🥊🏆