Ish diplomati, Avni Arifi, ka reaguar për rritjen e pagave nga Qeveria.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rritja është për të blerë vota dhe se Kurti po sillet si person në panik.
Ai ka shtuar se Qeveria është në gjendje të bëjë çdo gjë, që ta ruajë votën.
Postimi i tij i plotë:
Kjo rritje e pagave nga Kurti është me ble vota e jo me u shpërbly administrata publike për punën e tyre. Kurti po sillet si person që e ka rrok panika. Frika e Bankës Botërore se Qeveria Kurti do të rrisë shpenzimet e buxhetit të popullit për vota po dalin të vërteta. Kjo Qeveri ska sen që nuk është në gjendje me bo veq me e rujt votën. VV para Kosovës