Ish kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Avni Arifi ka reaguar ndaj Sali Zybës e Dejona Mihajlit të VV-së, të cilët thotë se po e sulmojnë vazhdimisht Ramush Haradinajn
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Njëri në cilësin e çobanit ushtarak të kopesë së VV e tjetra si pasardhëse ideologjike e Dushan Mugoshës e Miladin Popoviqit”.
Ai ka shtuar se qershia mbi tortë është kur Dejona e sfidon patriotizmin e Ramushit.
Postimi i tij i plotë:
Çfarë katrahure politike në Kosovë. Salih Zyba e Dejona Mihali në mënyrë permanente sulmojnë Ramush Haradinajn.
Njëri në cilësin e çobanit ushtarak të kopesë së VV e tjetra si pasardhëse ideologjike e Dushan Mugoshës e Miladin Popoviqi
Çfarë ironie!! Çfarë kohe!!???
Qershia mbi tortë është kur Dejona e sfidon patriotizmin e Ramushit.
I gëzohem ditës dhe ajo ditë nuk është aq larg kur këta njerëz të Kosovës që sot ju rrinë afër këtyre krijesave do të turpërohen nga emri i tyre.