Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Arifi: Gjurmët e së vërtetës, Serbia rren e madhe e historisë

Arifi: Gjurmët e së vërtetës, Serbia rren e madhe e historisë

Historiani Feri Arifi, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ka folur për gjurmët e së vërtetës së shqiptarëve ndër vite.

Ai ka thënë se të jetonin më shumë historianët e komunizmit, do ta kuptojnë se Serbia dhe vet kombi serb janë rrena e madhe e historisë, sllavet nuk erdhën në shekullin e VI.

Ndër të tjera thotë se popullin sllav e shpikën Rusët dhe Turqit, sllavët jo vetëm që e morën kulturën e sunduesve turq, por e vodhën të gjithë trashëgiminë e shqiptarëve dhe pasurinë tonë.

Po të qëndronin dhe jetonin më shumë historianët e komunizmit, do ta kuptojnë se Serbia dhe vet kombi serb janë rrena më e madhe e historisë, sllavët nuk erdhën në shekullin e VI, po janë krijesa artificiale në dëm të popullit shqiptar që nga viti 1878!
Këtë popull e shpikën Rusët dhe Turqit, sllavët jo vetëm se e morën kulturën e sunduesëve turq,por e vodhën të gjithë trashëgiminë e shqiptarëve dhe pasurinë tonë, edhe shtëpitë e tokat, edhe sot nuk ndalojnë duke i grabitur tokat dhe historinë e shqiptarve”, tha Arifi.
Ai thotë se po të marrim shembull vetëm Osman Pashën, në Pleve, ne do të bindemi vet, se më 1877, lufta jo që nuk ishte ruso-turke, por shqiptaro-ruse.
“Shembull merrni vetem Osman Pashen, në Plevne, ku ju do të bindeni vet, se më 1877, lufta jo që nuk ishte ruso-turke, por shqiptaro ruse. Osman Pasha, plagoset pak, zihet rob dërgohet dhe shërohet në Rusi. Cari i Rusisë, i kthen armatimin dhe i thotë ti je guximtar dhe e liron për vend të vet. Çka është ky mashtrim!
Ortodoksët shqiptar mbeten me Rusi pse u mashtruan. Shqiptaret myslimanë ikën në Turqi. Në të dy anët, tokë shqiptare. Viktima janë shqiptarët“, ka thënë historiani Arifi.
/TV Arbëria

Powered by WordPress