Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arifi: Gjashtë muaj, extra, mandat koti për Lajçak!

Arifi: Gjashtë muaj, extra, mandat koti për Lajçak!

Këshilli i BE-së ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo u bë e ditur zyrtarisht sot nga Këshilli i BE-së.

“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.

Pas zgjatjes së mandatit të Lajçak ka folur për “Gazeta Blic” ish-diplomati, Avni Arifi.

Arifi tha se nuk pritet të ketë lëvizje në procesin e dialogut.Ai tha se Kosova deri në janar është në fazë zgjedhore dhe çdo iniciative të Lajcak, Kurti do ta perdorë për populizem.

“Jo sigurte jo, nuk do të ketë lëvizje në procesin e dialogut. Kosova deri në janar është në fazë zgjedhore dhe çdo iniciative të Lajcak, Kurti do ta perdorë për populizem kurse Serbia do të kerkojë të implementohen vetem obligimet e Kosoves” tha Arifi për “Gazeta Blic”.

Arifi tha se janë edhe “6 muaj extra mandat koti për Lajçak”

“6 muaj extra mandat koti për Lajçak” përfundoi Arifi përgjigjen e tij.

Raportet ndërmjet emisarit sllovak dhe kryeministrit Kurti janë shoqëruar me ulje-ngritje gjatë këtyre 3 vite e gjysëm.

Pas takimit që zhvilluan një vit më parë në Bruksel , Kurti dhe Vuçiq, kryeministri i Kosovës pati kritika për Lajçak duke thënë se është ‘pozicionuar kundër Kosovës’

“Këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian i cili e ka deformuar procesin duke mos u përqëndruar në zbatimin e plotë dhe të hollësishëm, të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj, por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave një herë, e pastaj shohim”, tha Kurti në një konferencë për media.

Kritika për punën e Lajçak ka patur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.