Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Arifi: Aktgjykimi i Kushtetueses është fitore për demokracinë, humbje për VV-në

Arifi: Aktgjykimi i Kushtetueses është fitore për demokracinë, humbje për VV-në

Analisti politik Dritëro Arifi, në emisionin “Arb Debat” në TV Arbëria, ka folur për bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku e cilësoi antikushtetues votimin e fshehtë të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Arifi njoftimin nga Kushtetuesja e quan fitore të madhe për demokracinë dhe humbje të madhe për VV-në.

“Është fitore e madhe për demokracinë, por është humbje e madhe për VV-në, edhe pikërisht për zotin Kurti. Është humbje e madhe sepse e ka thyer mitin e mosthyeshmërisë së zotit Kurti,” tha ai në “Arb Debat”.

“Votimi i fshehtë është shkelje kushtetuese, është pa me kilometra…” deklaroi tutje ai.

Pas aktgjykimit nga Kushtetuesja, Arifi thotë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është afër.

“Duket se tashmë çështja është e zgjidhur”

“Kjo është humbje e madhe për vetë Albin Kurtin, goditje e madhe,” thekson tutje ai.

Arifi tutje thotë se kush do ta paguajë faturën e tërë këtyre muajve të humbur.

“Do të thotë, gjithë këta muaj i kemi humbur për çka? Kush e paguan këtë faturën? Ai qytetari që e ka votuar Vetëvendosjen. Sepse janë munduar me lojra joligjore dhe jo kushtetuese të bëjnë diçka dhe të marrin pushtet. Këta edhe i kanë fituar zgjedhjet, por nuk kanë ditur si ta kapitalizojnë fitoren”

Ndër të tjera, shton se nëse pas aktgjykimit të Kushtetueses, opozita nuk del me qëndrim të qartë, atëherë fajtore është vetë ajo.

“Opozita tani duhet të shtrëngojë rrypin. Nëse opozita nuk del me propozime të sakta, atëherë faji është i të gjithëve, por më shumë i opozitës” tha ai në “Arb Debat”.