Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ariana Musliu-Shoshi: BE të dënojë fuqishëm sulmin mbi Kosovën

Ariana Musliu-Shoshi: BE të dënojë fuqishëm sulmin mbi Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar që institucionet e Bashkimit Evriopian ta dënojnë fuqishëm sulmin teorrirs nga Serbia ndaj Repubvlikës së Kosovës.

Me anë të postimit të një postimi në Facebook, ajo ka pohuar se “sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës debati urgjent do të fokusohet në situatën në veri të Kosovë! Do të prezantohet rezoluta e inicuar nga deputeti gjerman z.Knut ABRAHAM dhe anëtarë tjerë të asamblesë. Në takime bilaterale dhe diskutimet që pata me deputetë të parlamenteve evropiane theksova nevojën për veprim institucional kundër aktit terrorist nga Serbia ndaj Republikës së Kosovës.  Ky akt terrorist dihet se është sponzorizuar nga Serbia dhe gjithësesi duhet të denohet fuqishëm nga institucionet Europiane të cilat në prembulë e kanë demoracinë, të drejtat e njeriut dhe vënjen e rendit dhe ligjit!  Mbi të gjithe Europa duhet të ruaj unitetin për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e përbashkët”!

/TV Arbëria