Sot, në emisionin “ARB DEBAT”, Arian Basha ishte i ftuar për të ndarë disa mendime mbi identitetin dhe veçantinë e fesë tek shqiptarët. Gjatë intervistës, ai u ndal veçanërisht te përdorimi i fjalës “fe” dhe dallimet e saj me terminologjitë ndërkombëtare.
Basha theksoi se:
“Kërkund në botë nuk përdoret fjala ‘fe’; ata përdorin fjalët ‘besim’ ose ‘religjion’. Vetëm në gjuhën shqipe përdoret fjala ‘fe’, për arsye se mund të themi ‘besim’ ose ‘religjion’ si krejt bota që e përdor, por jo ‘fe’.”
Ai shtoi se kjo e bën fenë e shqiptarit të veçantë dhe të pakompromis, pasi lidhet ngushtë me gjuhën, historinë dhe identitetin kombëtar.