Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ari ngjitet në qiell – çmimi kap rekordin prej 124 mijë dollarësh për kilogram

Ari ngjitet në qiell – çmimi kap rekordin prej 124 mijë dollarësh për kilogram

Ari po shkëlqen më fort se kurrë! Për herë të parë në histori, çmimi i tij ka kaluar 124 mijë dollarë për kilogram, duke shënuar një rekord botëror.

Rritja e madhe po ndodh në kohë pasigurie ekonomike globale, teksa investitorët po kërkojnë “strehë të sigurt” për kursimet e tyre – mes tensioneve tregtare dhe krizës së mundshme në SHBA.

Edhe në Kosovë, ari është bërë dukshëm më i shtrenjtë. Aktualisht, 1 gram kushton nga 100 deri në 110 euro per arin 14 karat, ndërsa vetëm para pak disa javësh ishte 85 deri në 90 euro.