Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ardian Kastrati: Me Lumir Abdixhikun në krye, LDK kalon në duart e Kurtit

Ardian Kastrati: Me Lumir Abdixhikun në krye, LDK kalon në duart e Kurtit

SHKRUAN: ARDIAN KASTRATI

Edhe pse me rezultat kogja të ngushtë, rizgjedhja e politikanit më të dobët që ka LDK-ja në krye të partisë pas një debakli elektoral dhe një procesi të gjatë tkurrjeje të partisë është akt vetëasgjësimi për vet LDK-në. Madje, armiqtë më të përbetuar të LDK-së besoj janë të befasuar sot.

Rizgjedhja e Lumirit si humbësi më i madh i zgjedhjeve është turp për LDK-në sepse kjo pa asnjë dyshim përfaqëson goditjen finale ndaj një partie që veten e konsideronte shtyllë të mendimit shtetformues dhe racionalitetit politik në Kosovë.
Këtu ashiqare kemi të bëjmë me kapje të partisë nga mediokriteti politik (Lumirit me ekipë). Ekipa mediokre e Lumirit dobësinë e lidershipit të tij e ka masku tërë kohën si me demek “stabilitet për partinë”… ndërsa, bashkëpunimin de facto me pushtetin e Kurtit janë mundu me shit si “pragmatizëm”.

Me rizgjedhjen e tij LDK bie përfundimisht nën thundrat e Kurtit. Si nuk ju vie turp?

Mirëpo miq, kjo marrëzi nuk përfundon me kaq. Absurdja bëhet edhe më tragjike kur dihet se LDK posedon kapital intelektual dhe politik të nivelit të lartë si figurat e Prof. Dr. Kujtim Shala, Prof. Dr. Avdullah Hoti, Prof. Dr. Hykmete Bajrami, etj, etj të cilët përfaqësojnë dije, përvojë shtetërore dhe gravitet politik. Injorimi i tyre dhe instalimi i një lidershipi të dobët është dëshmi e kolapsit total të meritokracisë dhe shëndrrimit të LDK-së në një aparat funksional në orbitën e pushtetit të Albin Kurtit.
Problemi tash nuk duhet të shihet vetëm te Abdixhiku si individ, por te LDK-ja si projekt politik që po heq dorë nga vetvetja. Mos me besu çka pamë e dëgjuam sot në Kuvendin e LDK-së.

Partia sot i refuzoj elitat e veta (që i përmenda më lartë) dhe e normalizoj dobësinë në krye të saj. Kjo ska të bëjë me politikë racionale të partisë, por me fillimin e mbylljes së saj historike. Mjerim!

Po më duket se LDK nuk po zgjedh më kryetar partie, por kujdestar të falimentimit të saj politik. Ironia më e madhe është se kjo po bëhet në emër të kinse “unitetit”. Po… edhe unë po e shoh një unitet… jeni bashku për me humb bashkë. Bravo!