Pas humbjes në Pragë me Republikën Çeke, Kombëtarja do të kërkojë 3 pikët në Tbilis. Këtë të hënë, Shqipëria do të përballet aty me Gjeorgjinë, duke nisur nga ora 18:00. Në konferencën për shtyp para kësaj sfide ka folur mbrojtësi i kuqezinjve, Ardian Ismajli.Vetëm fitore, apo pranohet dhe barazimi?
“Ne kemi ardhur këtu për 3 pikët. Nuk ka mënyrë tjetër për të marrë vendin e parë, shpresojmë që nesër të dalim me 3 pikë nga ky stadium”.Humbja e dytë radhazi për ne…
“Kur shikon si kanë rrjedhur ndeshjet, si me Gjeorgjinë ne nuk e merituam humbjen. Kemi ardhur për 3 pikë dhe shpresoj t’ja dalim sepse vetëm fitorja na mban në garë për vendin e parë”.Sa vështirë është të përballohet Khvicha Kvaratskhelia?
“Të gjithë e njohim Kvaratskhelia dhe cilësitë e tij. Si në ndeshjen e parë që e kemi ndaluar, mendoj se do e bëjmë dhe nesër. Grupi është gjithmonë ai që e bën ndeshjen dhe shkon te rezultati pozitiv”.Si e vlerësoni shokun te Empoli Saba Goglichidze dhe çfarë mendimi keni për Gjeorgjinë?
“Ai është një lojtar i mirë dhe këtë vit ka marrë shansin të luajë nga fillimi te Empoli. Mendoj se do të ketë një karrierë shumë të madhe. Sa i përket Gjeorgjisë, e dimë kualitetin e tyre. Dimë pikat e tyra të forta dhe trajneri me stafin kanë analizuar çdo aspekt. Me punë, përkushtim dhe një motiv shtesë për nesër do ja dalim”.Trajneri Sylvinho tha që lojtarët do të luajnë fizikisht ndaj Kvaras, plani juaj cili është për të përballuar gjeorgjianët?
“Plani jonë është për t’u futur gjithmonë në ndeshje për të bërë më të mirën. Nuk kemi marrë rezultatet e duhura dy ndeshjet e fundit, por nesër do të futemi për fitore. Gjeorgjia luan me 3-5-2 dhe kundërsulme dhe presin topin e dytë. Plani ynë nuk ndryshon, do të vazhdojmë me të njëjtën skemë dhe shpresoj t’ja dalim në fund”.Himni i Gjeorgjisë u vërshëllye në “Air Albania”, cili është mesazhi juaj për tifozët gjeorgjianë?
“Siç erdhi Gjeorgjia për të luajtur futboll në Shqipëri, kështu kemi ardhur këtu dhe ne. Tifozëve u them që kemi ardhur për të luajtur, jemi profesionistë, këtë e kemi treguar gjatë gjithë rrugës sonë”.