Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ardian Gjini nga Suhareka: 40 vjet punë, 150 euro pension – kjo është padrejtësi që duhet të marrë fund

Ardian Gjini nga Suhareka: 40 vjet punë, 150 euro pension – kjo është padrejtësi që duhet të marrë fund

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për gjendjen sociale dhe ekonomike në vend, pas takimeve me qytetarë dhe profesionistë në Suharekë.

Gjini tha se është prekur nga rrëfimet e qytetarëve për pensionet e ulëta dhe mungesën e dinjitetit për kontributdhënësit shumëvjeçarë.

“40 vite shërbim, 150 euro pension… u ndjeva tepër keq”, citoi Gjini një qytetar në Suharekë, duke shtuar se kjo është një frazë që, sipas tij, po dëgjohet gjithandej Kosovës.

Ai bëri të ditur se në takimet me profesionistë të fushave të ndryshme është diskutuar për situatën aktuale në vend, me theks të veçantë te reformat urgjente në arsim dhe mirëqenie sociale.