Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arbnora Salihu denoncon kërcënimet me jetë dhe fyerjet në rrjete sociale

Arbnora Salihu denoncon kërcënimet me jetë dhe fyerjet në rrjete sociale

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbnora Salihu, ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë dhe është ofenduar rëndë përmes rrjetit social Facebook nga një qytetar.

Sipas saj, përveç saj, objekt i fyerjeve dhe linçimit ka qenë edhe familja e saj, pavarësisht kontributit të tyre kombëtar ndër vite.

Salihu njoftoi se rasti është denoncuar tashmë në Policinë e Kosovës, ndërsa pret që organet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit përgjegjës.

Ajo theksoi se përpjekje të tilla për ta frikësuar dhe denigruar përmes gjuhës së urrejtjes nuk do ta ndalin në ushtrimin e detyrës së saj si deputete.

“Përkushtimi dhe angazhimi im për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve është i palëkundur”, ka deklaruar ajo.

Rasti vjen në një kohë kur shqetësimet për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet në hapësirat online vazhdojnë të mbeten sfidë për shoqërinë dhe institucionet në Kosovë.